Muhamet Mustafa i pakënaqur me KQZ-në

07.07.2017 19:50:20

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar arsyen pse ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme.

Ai ka thënë se arsyeja nuk ka qenë për të fituar ose jo postin e deputetit, pasi ai ka dhënë dorëheqje menjëherë pas votimeve.

Sipas tij, edhe pse programi kompjuterik dhe modeli statistikor i numërimit të votave ishte shumë i thjeshtë, përsëri në këto zgjedhje pati shumë lëshime dhe shkelje të rregullave.

“Ne fakt serioziteti i këtij problemi del edhe nga shembulli i numërimit të 116 kutive që rezultuan me tri ndryshime në përbërjen e deputetëve për subjekte të caktuara. Por kjo nuk mund të merret për bazë për përfundime lidhur me rregullsinë e zgjedhjeve , ngase mostra nuk ishte e rastësishme por e zgjedhur sipas kërkesave të deputetëve të caktuar dhe si e tillë nuk është reprezentative dhe e besueshme për një vlerësim të përgjithshëm”, ka shkruar ai

“PZAP dhe Gjykata supreme arsyetuan vendimet e tyre se kërkesa jonë nuk ishte e argumentuar, se na mungojnë dëshmitë”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se ata kanë harruar deklaratën publike të një komisionari e edhe vetë deklaratat publike të përfaqësuesve të KQZ) , dhe se nuk është paraparë me rregullat, procedurat dhe ligjin.

Mustafa thotë se KQZ dhe institucionet tjera përgjegjëse duhet ta mendojnë më thellë këtë çështje dhe jo ta trajtojnë me rutinën dhe konformitetin e zakonshëm.

KQZ dhe institucionet tjera përgjegjëse shpresoj të mendojnë më thellë për këtë çështje dhe jo ta trajtojnë me rutinën dhe konformitetin e zakonshëm këtë dukuri që po i shoqëron disa raunde zgjedhjesh tek n

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar arsyen pse ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Ai ka thënë se arsyeja nuk ka qenë për të fituar ose jo postin e deputetit, pasi ai ka dhënë dorëheqje menjëherë pas votimeve. Sipas tij, edhe pse programi kompjuterik dhe modeli statistikor i numërimit të votave ishte shumë i thjeshtë, përsëri në këto zgjedhje pati shumë lëshime dhe shkelje të rregullave. “Ne fakt serioziteti i këtij problemi del edhe nga shembulli i numërimit të 116 kutive që rezultuan me tri ndryshime në përbërjen e deputetëve për subjekte të caktuara. Por kjo nuk mund të merret për bazë për përfundime lidhur me rregullsinë e zgjedhjeve , ngase mostra nuk ishte e rastësishme por e zgjedhur sipas kërkesave të deputetëve të caktuar dhe si e tillë nuk është reprezentative dhe e besueshme për një vlerësim të përgjithshëm”, ka shkruar ai “PZAP dhe Gjykata supreme arsyetuan vendimet e tyre se kërkesa jonë nuk ishte e argumentuar, se na mungojnë dëshmitë”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se ata kanë harruar deklaratën publike të një komisionari e edhe vetë deklaratat publike të përfaqësuesve të KQZ) , dhe se nuk është paraparë me rregullat, procedurat dhe ligjin. Mustafa thotë se KQZ dhe institucionet tjera përgjegjëse duhet ta mendojnë më thellë këtë çështje dhe jo ta trajtojnë me rutinën dhe konformitetin e zakonshëm. KQZ dhe institucionet tjera përgjegjëse shpresoj të mendojnë më thellë për këtë çështje dhe jo ta trajtojnë me rutinën dhe konformitetin e zakonshëm këtë dukuri që po i shoqëron disa raunde zgjedhjesh tek n