Muharrem Svarqa: Idetë e të rinjëve shpesh janë udhrrëfyes suksesi. Do t’i përkrahim fuqishëm

20.10.2017 23:51:28

z. Muharrem Svarqa gjatë ditës bëri vizitë në bizneset e vogla në komunën e Ferizajt. Ai u premtoi bizniseve të vogla kredi pa kamatë. Svarqa theksoi se bizneset e vogla dhe të mesme  janë plani ynë i radhës.

 Postimi i plotë i z. Svarqa në facebook:

Kreditë pa kamata edhe për bizneset e vogla dhe të mesme janë plani ynë i radhës për ndihmë ekonomisë lokale.
Nga vizita që bëra sot në një dyqan të vogël ku ofrohen produkte për evente e ahengje të ndryshme, më entuziazmoi pozitivisht. Idetë e të rinjëve shpesh janë udhrrëfyes suksesi.
Do t’i përkrahim fuqishëm