Mundësi e rritjes së bashkëpunimit mes ATK-së dhe Prokurorit të Shtetit

20.07.2016 13:28:58

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur në një takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri dhe zëvendësin e tij, Bashkim Shala.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja të bashkëpunohet me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit,  krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe atyre financiare.