Mungesa e aktiviteteve në kryeqytet, i çon të rinjtë nëpër kafene (Video/Audio)

16.10.2016 16:26:18

Prishtina, vazhdon të jetë qyteti më i preferuar për të rinjtë. Sheshet, kafiteritë dhe qendrat e ndryshme, frekuentohen nga të rinj prej qyteteve të ndryshme të Kosovës. Ndonëse qytetet më të mëdha tashmë i kanë edhe Universitetet e tyre, kryeqyteti vazhdon të jetë i preferuari edhe për studentët. Por, sa ofron Prishtina edhe anën argëtuese për një numër kaq të madh të rinjsh?

Në temën e “VOX”-it që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë të diel, të anketuarit thonë se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk ofron shumë aktivitete kulturore, sportive dhe rekreative që të rinjtë të kalojnë kohën e lirë.

Sipas tyre, ka munguar përkrahja financiare nga institucionet qendrore dhe lokale, për të ndërtuar qendra falas që të rinjtë të merren me aktivitete të ndryshme. Kështu që vendi i vetëm, thonë ata, mbeten ambientet e mbyllura, si lokalet shërbyese.

Ndërsa, kinematë dhe teatrot nga të rinjtë vizitohen shumë pak.

Mungesa e aktiviteteve, del të jetë arsyeja pse ata më shumë kohë kalojnë nëpër kafiteri

Se çfarë mendojnë të rinjtë për këtë temë, klikoni: KËTU.