Mungesa e reagimit kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale po i kushton Kosovës

05.01.2018 17:40:59

Nga: Flamur Beqiri

Në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale dëmi politik dhe rrjedhimisht ekonomik do të jetë i madh për Kosovën e pasojat do t’i bartim të gjithë ne. Kundërshtitë në vazhdimësi me aleatët tanë, si me rastin e mosaprovimit të demarkacionit me Malin e Zi si dhe tentativat, si ajo e paradoditshmja, nëpër terr, për rrëzimin e Gjykatës Speciale tregojnë pak më shumë se jokompetencën politike për udhëheqje të shtetit të kësaj kaste politike!

Refuzimet, pa hezitim, të rekomandimeve të aleatëve tanë karshi proceseve integruese, përfshirë liberizimin e vizave dhe anëtarsimin në UNESCO, sot, ndërsa nesër, anëtarsimin në NATO dhe BE do të shkaktojnë probleme të mëdha politike, ndërsa besimi i ndërsjellë, bazë e partneritetit politik dhe ushtarak do të pësoj goditje të rëndë.

Rritja e rrogës, Saint Moritz, fjalët paushall, plaqka, fyrjet për të vrarët, falje borgjesh, shumë vendime koti e deformime të tjera, të gjitha krye n’veti, do të mbesin minore në raport me atë se çka i kanoset Kosovës me këtë akt. Sigurisht LDK e ka përgjegjësinë dhe është e ndërgjegjshme, si gjithmonë, në përballjet e tilla, me interes nacional, por në këtë rast reagimi nuk do të duhej të mungonte nga shoqëria civile, edhe pse një pjesë e tyre janë koshient në kësi raste, reagim duhet të ketë nga qytetarët e sidomos nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës! Mungesa e guximit intelektual për reagim po i kushton Kosovës! L’shoni udhë frikës!/fokusi.org/