Muri i serbeve në Mitrovicë/ Reagon Berisha: Rezultati i parë i dashurisë Rama -Vuçiç

08.12.2016 16:56:21

Ura e Ibrit nuk është më simboli i ndarjes së Mitrovicës. Pengesa është zhvendosur pak metra tutje, ku është ndërtuar një mur i lartë dy metra e gjysmë.Muri prej betoni është vendosur në mes të rrugës që çon për në Zveçan.

Për këtë mur ka reaguar edhe ish0kryeministri Berisha, i cili ndërtimin e këtij muri e quan si “dashuria” e parë Rama-Vucic.

Nw njw status në facebook” Berisha komenton situatën dhe e quan këtë akt i Beogradit për të pushtuar Kosovën dhe për të krijuar destabilitet në rajon.

Statusi i plotë:

 Muri i serbeve ne Mitrovice, rezultati i pare i dashurise Rama -Vucic!

Te dashur miq, pasi deshtuan me te gjitha menyrat per ndarjen e Mitrovices, Beogradi vendosi te perdore murin per realizimin e qellimeve te tij.
Ne perputhje me kete projekt prej disa ditesh, ultranacionalistet serb te Beogradit, ne sy te autoriteteve te Kosoves, BE, OKB dhe te mbare botes po lartesojne murin ndares se Mitrovices te Veriut, de facto te dhunimit flagrant te integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikes se Kosoves.

Me kete akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosoves, destabilizues i rajonit dhe varrmihes i marreveshjeve te Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramen, i cili ne takimet e tij te shumta me Aleksander Vuçiç duket se ka gatuar pazare te pista!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veprim pushtues te Beogradit ndaj Kosoves, ju beje thirrje autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves te perdorin te gjitha mjetet kushtetuese per mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit te dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb te Republikes se Kosoves.

Ju bej thirrje komunitetit nderkombetar, SHBA, NATOs,Bashkimit Europian, OKB te marrin te gjitha masat per ndeshkimin e ketij akti agresiv te Beogradit, qe dhunon integritetin dhe sovranitetin e nue fendi te pavarur dhe rrezikon ne menyren me serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tone! sb