Mustafa: LDK pret fitore bindëse në Podujevë

23.10.2020 20:02:30

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudarin, njëherësh kandidat për kryetar të Podujevës.

Me këtë rast Mustafa ka thënë se LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj, në zgjedhjet e 29 nëntorit.

Ky është statusi i tij i plotë:

Bashkëbisedim me Nexhmi Rudarin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës dhe Agim Veliun, kryetar i mëparshëm i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në Podujevë po vazhdon një punë me përkushtim për qytetarët e kësaj komune. Rrjedhimisht, LDK pret një fitore të bindshme dhe të merituar të kandidatit të saj. IM.