Mustafa: Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit nuk ka peshë të caktuar në LDK

17.09.2018 20:09:54

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mledhjes së Kryesisë së partisë së tij, ka folur për përplasjen e fundit mes Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit.
Sipas Mustafës, në LDK individët kanë relacione të ndryshme, andaj sipas tij, këto ballafaqime nuk kanë peshë të caktuar në këtë parti, shkruan lajmi.net.

“Ne kemi relacione te lloj-llojshme në parti. Ballafaqimet e Vjosës me Lutfiun nuk kanë peshë të caktuar në LDK. Ne ju lëmë hapësirë të komunikojnë mes vete. Nuk jemi parti që sanksionojmë”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se ditë më parë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri kishte disa polemika me deputeten e LDK-së Vjosa Osmani.

Arsye e përplasjes së tyre ishte tema e bashkimit të Luginës me Kosovën.