Mustafa u nënshkrua në librin e zisë për nder të viktimave të përmbytjeve në Maqedoni

11.08.2016 18:26:05

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është nënshkruar sot në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë, në nderim të viktimave të përmbytjeve që ndodhën disa ditë më parë në Shkup dhe rrethinë.

Mustafa ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta për Qeverinë, qytetarët dhe familjarët e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë natyrore në Maqedoni, thuhet në një komunikatë për media.