Napoli i Hysajt kalon lehtësisht Chievon

19.02.2017 18:57:50
NAPOLI CALCIO NELLA FOTO: HYSAJ FOTO MOSCA

Napoli siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, këtë herë në tramsfertë me Chievon. Skuadra e Sarrit triumfoi 1-3 në Bentegodi, ne veronezët që mundën të reagonin vetëm në fundin e takimit, por pa e rrezikuar suksesin e napolitanëve. Lorenzo Insigne shënoi nëminutën e 31-të golin e parë të takimit pas një topi të marrë nga Elseid Hysaj.

6 minuta më pas Marek Hamshik realizoi të dytin për miqtë, pas ngulmimit të Allan.

Në të 58-tën Zielinski i coi shifrat në 3-0 me një goditje nga jashtë zonës, që u devijua aq sa për të mashtruar portierin.

Goli i Meggorinit në të 72-ën vlejti vetëm për statistikë për veronezët.