Ndërlikohet dëmtimi i Reus, shtyhet rikthimi

28.09.2017 19:59:44

Për të shijuar sërish klasin e Marco Reus në fushë tifozët e Borussias së Dortmundit dhe të kombëtares gjermane duhet të presin edhe disa muaj. Në fund të sezonit të kaluar ylli i verdhezinjëve këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe fillimisht u përfol se do të rikthehej në fushë pas 6 muajsh pra do të ishte gati në Janar të 2018-tës. Por mesa duket faza e rehabilimit ka patur disa komplikacione dhe rikuperimi i Reus kërkon më shumë kohë. Sipas raportimeve të mediave gjermane gjasat janë që 28-vjecari të kthehet në fushë në muajin Mars të vitit të ardhshëm.  Dëmtimet e njëpashnjëshme kanë shkatërruar karrierën e Reus gjatë këtyre viteve të fundit dhe sulmuesi i krahut nuk dëshiron të marrë përsipër asnjë rrezik, dhe nuk do të përshpejtojë etapat e rekuperimit. Ligamenti i dëmtuar ende është shumë i ndjeshëm dhe i shkakton dhimbje herë pas herë futbollistit. Në këtë mënyrë Reus ka vendosur të rikthehet në fushë vetëm kur je jetë plotësisht i riaftësuar pra jo përpara Marsit të 2018-tës, pasi nuk dëshiron të humbasë një tjetër kompeticion madhor me kombëtaren gjermane sic është Botërori Rusi 2018. /supersport.al/