Ndeshja që i gëzoi shqiptaret kudo në botë

23.06.2018 09:05:13

Futbollistet dhe në përgjithesi sportistet por edhe këngetaret shqiptare janë bërë tashme krenaria e kombit. Këtë e vërtetoi edhe ndeshja e sontme ndërmjet Zvicres mike dhe Serbise armike e përbetuar edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për sport.

Skënder Mulliqi

Luftuan si luan futbollistet shqiptare te cilet edhe ja sollen fitoren e madhe skuadres se Zvicres me golat e Xhakes dhe Shaqirit te cilat gola rralle shihen ne stadiumet e futbollit. Na gezuan shume , na bene te lumtur dhe krenare se jemi shqiptare. Sikur te ishte keshtu edhe me njerezit e politikes he medet. Do te mbahen mend gjate golat dhe fitorja historike e Zvicres, te cilet e shemben Serbine ne pjesen e dyte te takimit.

Futbollistet zvicran treguan se loja e mire e treguar me Brazilin nuk ishte e rastesishme. Luajten menqur ne pjeslojen e dyte , duke treguar se dine te luajne futboll cilesor. Serbia sigurisht se e ka perjetuar rend humbjen edhe per faktin se humbjen ja shkaktuan dy futbollist shqiptare. Granit Xhaka jo vetem qe shenoi nje gol te rralle, por e mbajti për mrekulli mesin e fushes, kurse Xherdan Shaqiri ishte i pa përballueshëm kur ishte me top. Sonte luajti në stilin e Leonel Mesit.

Kjo padyshim se ishte nje fitore historike siq ishte edhe barazimi me Brazilin, kampinonin e shumfisht te botës. Urime fitorja e madhe skuadres se Zvicres, urime gjithë shqiptareve kudo që janë në botë kjo fitore, pas një shfaqje të madhe dhe të paharruar të futbollisteve shqiptare. Sportistet tanë janë bëre ambasadoret me të mirë të kombit. Ata jane duke i afirmuar shume dy shtetet shqiptare ne Evrope dhe ne Bote. Sigurisht se kjo skuader me disa futbolliste shqiptare ne perberjen e saj do te na gezojne prap me fitore te reja ne kete boteror…