Ndeshjet e sotme në Premierligë

02.01.2017 15:17:36

Premier Liga vazhdon me xhiron e 20-të të saj.

Gjashtë ndeshje janë në program për t’u zhvilluar sot në kampionatin anglez, i cili nuk di për pushim.

Java e 20-të nisë me sfidën mes Middlesbrough dhe kampionëve aktual, Leicester City nga ora 13:30.

Në orën 16:00, Liverpooli i Jurgen Klopp do të ballafaqohet me Sunderlandin në Stadium of Lights, ku kërkon një fitore për t’iu afruar më shumë liderit Chelsea. Me të njëjtin orar luan edhe Manchester City, që kërkon këndelljen pas disfatës nga Liverpooli në fundjavë. Skuadra e Pep Guardiolas është nikoqire e Burnleyt.

Një udhëtim i vështirë për Manchester Unitedin e Jose Mourinhos. ‘Djajtë e Kuq’ vijnë pas një serie prej pesë fitoresh rresht, por sot kanë përballë West Hamin, një skuadër që ka shënuar ngritje të formës në xhirot e fundit. Ky takim fillon nga ora 18:15.

 

16:00 Everton – Southampton

16:00 Manchester City – Burnley

16:00 Sunderland – Liverpool

16:00 WBA – Hull City

18:15 West Ham – Manchester United