Në Gjakovë dy përsona merreshin me prostitucion, policia arreston një shqiptar dhe një rome

23.10.2019 12:50:26

Në ora 11:00 të ditës së martë, Policia e Kosovës në fshatin Vraniq të Gjakovës ka arrestuar një femër të përkatësisë etnike rome dhe një mashkull shqiptar.

Sipas policisë, dyshohet se që të dy kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.

Me vendim të Gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

foto arkivi