Në kujtim të historisë së lavdishme, ndodhur më 9 dhe 10 prill 1999, në Betejën e Koshares…

09.04.2019 22:35:29

Nga: Isak Gashi

ATË S’E ARRIN ASNJË VDEKJE

-Agim Ramadanit,

Kush ia ka arritur
Ta kapërcejë vetveten
Ka arritur t’ia jap dorën mikut
Kur ka pas nevojë ta kalojë lumin e turbullt

Ai që ia ka arritur të flijohet
Për dashurinë që na bashkon
Nga përralla është vendosur në histori
Shtatore kujtimesh është bërë
Dhe diell që shndritë horizontin
Kah duhet të vijë pranvera
Për të na shndërruar në lule

Ai që ia ka arritur t’i kapërcejë ndjenjat
Arsyes i është bërë shpirt
Që nuk e arrin asnjë vdekje
As harrimi s’mund ta mbulojë

Ai që ia ka arritur
Të bëhet yll në qiellin e vet
Ia ka arritur të ecën vertikalisht
Edhe nëpër natë edhe nëpër stuhi
Datat duke ia ndërruar historisë
Është bërë legjendë dhe dashuri
Që i bënë lulet të çelin

Në të cilën besojnë zogjtë
Sa herë kapërcejnë stuhitë
Dhe natën futë të zezë

Fotografia e Isak Gashi