Në Maqedoni organizohen aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

30.07.2016 12:48:33

Maqedonia do ta shënojë shenjtërimin e Nënës Terezë me një varg aktivitetesh që janë përgatitur në mënyrë të dinjitetshme.

Sipas informacioneve, në Shkup do të mbahet Festa Atdhetare, e quajtur si ”Muaji i Shën Nënë Terezës”, që do të përcillet me program të pasur aktivitetesh dhe manifestimesh.

Një aktivitet është paraparë edhe për 4 shtatorin, ditën e shenjtërimit të Nënës Terezë. Ky aktivitet do të mbahet në shtëpinë muze të Nënës Terezë. Një akademi solemne do të mbahet edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), si edhe një akademi në fakultetin filozofik në Shkup.