Në Ministrinë e FSK-së mbahet forumi i parë i nënoficerëve të lartë

27.07.2016 18:13:41

 KFOR-it,Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilloi punimet ,Forumi i parë i nënoficerëve të lartë’’ nën organizimin e MFSK-së dhe me pjesëmarrje të nënoficerëve të lartë të FSK-së dhe atyre ndërkombëtarë nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, Qendra trajnese e ushtrisë së 7-të,

 

Në një njoftim për media bëhet e ditur se punimet e Forumit i shpalli të hapura rreshtermajori i Forcës së Sigurisë, Genc Metaj, i cili njëkohësisht ishte edhe kryesues i forumit.

Në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, një fjalë rasti e mbajti drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, i cili i falënderoi nënoficerët nga Komanda e Ushtrisë amerikane për Evropë, nënoficerët e KFOR-it, Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), pastaj ata të Ekipit Këshillues të NATO-s për Ministrinë e FSK-së(NAT), si dhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FSK-së, për gatishmërinë për pjesëmarrje dhe kontributin e tyre gjatë zhvillimit të punimeve të forumit. Gjeneral Halimi tha se: ,synimi i KOMFSK-së është që përmes këtij Forumi të shkëmbehen përvoja me qëllim të arritjes së standardeve më të larta të kërkuara.

Gjithashtu, gjeneral Halimi vuri theksin tek synimi i komandantit të FSK-së, për krijimin e ,Korit të nënoficerëve’ “të avancuar, i cili siç u shpreh ai ka për qëllim ngritjen e nivelit të punës dhe profesionalizimit në FSK, e posaçërisht në këtë kohë të përgatitjeve për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura(FAK).

Në fund të fjalës së tij, gjeneral brigade Zymer Halimi tha se janë të bindur që gjatë diskutimeve do të analizohen të gjitha punët që janë realizuar bashkërisht, edhe ato që kanë mundur edhe më mirë të realizohen gjatë aktiviteteve të përbashkëta që kanë pasur.

Rreshter majori i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, Sheryl Lyon u shpreh se ndjehet e lumtur që kthehet serish në Kosovë, dhe atë për punë dhe aktivitet me FSK-në. Rreshter major Lyon, gjithashtu tha se në këtë Forum sjell përshëndetjet e komandantit të Komandës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.

Rreshterja amerikane shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për FSK-në, në drejtim të zhvillimit dhe profesionalizimit të nënoficerëve në përgjegjësitë dhe detyrat që ata bartin, si dhe në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshëm të institucionit dhe rritjes së nderveprueshmërisë me partnerët.