Në Pejë aksident trafiku, vetura në brendesi të lokalit

13.11.2019 11:16:25

Dje rreth orës 22:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Siç ka njoftuar policia, deri të aksidenti ka ardhur për deri sa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë del jashtë rruge në të djathte duke hyr në brendësi të një lokali.

Si pasoj e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar një lokal pronë private, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR) janë duke u marrë me rastin.

Më poshtë mund ta shihni fotografinë e dërguar nga policia e Kosovës për Rajonin e Pejës për rastin ne fjalë.