Në Pepelishtë dhe Krivollak të Maqedonisë mbahen manovra ushtarake ndërkombëtare

02.10.2016 17:36:18

Nga sot e deri më 7 tetor të këtij viti, 250 pjesëtarë të ARM-së dhe pjesëtarë të 21 armatave të shteteve anëtare të NATO-s dhe Partneritetit për Paqe, marrin pjesë në manovrat ushtarake ”Shkëndija e Maqedonisë – 12”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Manovrat kryhen në qendrën për mbështetje të trajnimeve ”Pepelishte” dhe në poligonin ushtarak ”Krivollak”, ndërkaq ushtrimet bëhen me njësi në teren, me përdorimtë municionit manovër, të bazuar në skenare për operacione dhe mbështetje të paqes dhe operacione për përgjigje ndaj krizave, të udhëhequra nga NATO dhe BE, por nën mandat të OKB-së.

Me këtë manovër duhet të demonstrohet interoperatibiliteti i njësisë së deklaruar për nevoja të operacioneve të udhëhequra nga NATO/BE-ja.

Drejtori i ushtrimeve, nënkolonel Besnik Emini theksoi se profesionalizmi, përkushtimi i jashtëzakonshëm dhe trajnimi i lartë, janë imazhe të pjesëtarëve të ARM-së.

Njiherit, manovra është pjesë e kursit të 32-të për trajnim të vlerësuesve në NATO, sipas konceptit të aftësive operative.