Në Skenderaj perleshje mes policiseë dhe disa përsonave

03.03.2019 14:22:34

Tre persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja.

Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontrolle një zyrtar policor ka përdorur sprejin. Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj.

“Tre meshkuj K/Shqiptarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit nuk ju kanë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja dhe asnjëri nga të dyshuarit nuk kishin dokumente të shtetit të origjinës së automjetit. Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontrolle një zyrtar policor ka përdorur sprejin. Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj. Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

foto arkivi