Negociatat në Bruksel: ende pa marrëveshje për kodin telefonik të Kosovës

28.09.2016 10:21:12

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë nisur një tur të ri bisedimesh për kodin telefonik, pasi Marrëveshja e 2013-s nuk ka gjetur zbatim.

Beogradi zyrtar insiston që Kosova të ketë vetëm “kod territorial”. E Prishtina zyrtare ka këmbëngulur se kodi duhet ta ketë të njëjtin emërtim sikurse për shtetet.

Deklarata zyrtare nga takimet nuk ka pasur. Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila e drejton delegacionin kosovar, nuk ka folur për arritjet e këtij rundi negociatash.

Kurse, Brukseli ka thënë se pret që ky rreth i bisedimeve të përmbyllet me marrëveshje për telekomunikacionin.

Mediat serbe kanë raportuar se është biseduar për pronën e Telekomit në Kosovë.