Nesër (e shtunë) GJIMNAZI “LOYOLA” ORGANIZON PROVIM PRANUES PËR KLASËN E GJASHTË E TË DHJETË

14.06.2019 15:49:51

Prizren, 14 qershor

Për të gjithë kandidatët e interesuar, për t’u bërë pjesë e Gjimnazit “Loyola” në Prizren, nesër do të orgnizohet provimi pranues. Nxënësit e interesuar për t’u regjistruar në klasën e gjashtë, provimit do t’i nënshtrohen në orën 9, ndërsa për klasën e dhjetë, provimi fillon në orën 13. Lëndët në të cilat nxënësit do të testohen janë gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matmatikë. Kjo shkollë tani më ka bërë përgatitjet e nevojshme për mbarëvatjen e provimit provimit pranues, ndërsa për kandidatët e interesuar disa javë më herët është organizuar edhe mësim përgatitor. Gjimnazi “Loyola” në Prizren dallohet për rezultate të larta në fushën e edukimit dhe arsimimit në Kosovë, ndërsa mësimi zhvillohet që nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Përveç kushteve dhe hapësrirave moderne të mësimit, kjo shkollë ofron edhe konviktet e ndara për banim, si për vajza ashtu edhe për djem, me qëllim që t’u mundësohet shkollimi edhe nxënësve nga komunat tjera të Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit.