Neymar dhe Cavani përsëri bashkë, parizienët sfidojnë Bayern Munich

27.09.2017 14:31:41

PSG dhe Bayern Munich, dy nga kandidatët më të fortë për titullin e Ligës së Kampioneve, përballen sonte në “Parc des Princes”. Një sfidë që do të vlerësojë mundësitë e ekipit francez, sepse subjekti rival, Bayern Munich, përbën një tërheqje të madhe për parizienët, por pas ngjarjeve të fundit fokusi është në dy lojtarë vendas: Edinson Cavani dhe Neymar. Pasi braziliani nuk luajti në Montpellier, të shtunën e kaluar, për shkak të një dëmtimi të këmbës që ia shkaktoi Ben Arfa në trajnim, Cavani dhe Neymar do të kompletojnë me Mbappé trion sulmuese të Unai Emery. Më shumë se kurrë, Cavani dhe Neymar do të jenë në qendër të të gjithë futbollit të Europës si rezultat i ndeshjes së tyre kundër Olympique Lyon, në të cilën uruguajani nuk e lejoi ish-in e Barcelonës të gjuante një penallti.

Emery tha të martën se ekipi i tij ka “shumë lojtarë të gatshëm për të gjuajtur penalltitë dhe “me statistika në dorë” ai dëshiron që të jetë Cavani dhe Neymar, që ta ndajnë këtë përgjegjësi. Bayern Munich do të përpiqet të përfitojë nga luftërat e brendshme që PSG-ja po përjeton përtej fushës së lojës, për të dhënë goditjen në Paris. Problemet mes Neymar dhe Cavani, dy “peshave të rënda” të skuadrës, bëjnë që të përfitojnë gjermanët. Carlo Ancelotti, trajneri i Bayern Munich, theksoi nevojën për të “gjetur ekuilibrin” pas një fillimi të parregullt të sezonit. “Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje t’i ndalojmë kundërsulmet e PSG,” – tha italiani, duke nxjerrë në pah se çfarë, sipas tij, është rreziku kryesor i francezëve. /telesport.al/