Nga Alfred Peza tek Erjon Veliaj, kush janë armiqtë që Elvi Fundo ‘siguroi’ me punën e tij si gazetar

08.03.2017 17:48:38

 

Elvi Fundo e kish mbushur kupën në raport me denoncimet e tij ndaj abuzimeve me pushtetin. Dhuna e ushtruar ndaj tij nuk duhet kërkuar asgjëkundi, përveçse se tek puna e tij investigative si gazetar dhe pasqyrimi i tyre në portalin e tij citynews.al. Ne kemi mbledhur disa nga denoncimet më të forta që Fundo ka bërë gjatë muajve të fundit, jo për të identifikuar urdhëruesit e dhunës shtazarake që u ushtrua ndaj tij, për të kuptuar se pse Fundo është sot e gjithë ditën viktima e rradhës mediatike e një pushteti në degradim.

Dhe kur flasim për këtë, denoncimi i parë që na vjen në mendje i servirur për opinionin publik nga Fundo, është ai për transaksionin miliarder të deputetit të PS-së, Afred Peza. Në 13 janar të këtij viti, Elvi Fundo publikoi në portalin e tij, shkrimin investigativ me titull  “Ekskluzive-SKANDALI/Deputeti i Rilindjes dhe ish-gazetari Alfred Peza ble 1.1 miliard lekë, 1% aksione në një bankë private (Dokumentat)”. Artikulli që shkaktoi një furtunë të vërtetë debatesh politike, aq sa sot Alfred Peza rrezikon seriozisht mandatin e tij si deputet argumentonte sesi ligjvënësi socialist, kishte blerë aksione të Bankës Credins me vlerë 1.3 miliardë lek, me para që ai nuk i justifikonte dot. Çështja sot e gjithë ditën është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Artikulli për Alfred Pezën

http://www.citynews.al/2017/01/ekskluzive-skandalideputeti-i-rilindjes-dhe-ish-gazetari-alfred-peza-ble-1-1-miliard-leke-1-aksione-ne-nje-banke-private-dokumentat/1

Por nëse mendoni, se kulminacioni investigative i Fundos ishte ky gaboheni. Pak më herët në fund të vitit të kaluar, konkretisht në datën 14 Dhjetor, Elvi Fundo publikoi foto ekluzive të takimit okult ndërmjet Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe prokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Ky i fundit ishte prokurorir që po hetonte një çështje mjaft serioze dhe implikuese për Erjon Veliaj siç është vdekja tragjike e adoleshntit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Në brendësi të artikullin, Fundo e përshkruante me këto fjalë atmosferën e bisedës: “Veliaj dhe Fusha dukeshin në një bisedë ku kryebashkiaku jepte sqarime dhe urdhëra ndaj kryeprokurorit të kryeqytetit, i cili ka në dorë disa hetime të rëndësishme penale për Veliajn dhe ministrat e qeverisë Rama, raporton, Citynews”.

(lexo artikullin http://www.citynews.al/2016/12/fotot-ekskluzive-dhe-takimi-vettingu-dhe-vrasja-e-ardit-gjoklaj-veliaj-drekon-me-petrit-fushen/1).

A e dini sesi u mbyll kjo çështje? Citynews pak kohë më pas publikoi një tjetër artikull, ku argumentonte me fakte sesi kryebashkiaku i Tiranës, kishte firmosur 10 milionë dollarë për kompaninë e të afërmve të prokurorit. “Firma “Fusha” është subjekti që ka “fituar” ndërtimin e sheshit “Skënderbej” në vlerën 8.5  milionë dollarë në datën 27 dhjetor në vitin 2016. Një tender tjetër që është fituar nga firma “Fusha” rezulton në 17 tetor të vitit të kaluar dhe kap vlerën 1.5 milionë dollarë. Pra, të dy tenderat e fituar nga firma “Fusha” llogariten rreth 10 milionë dollarë. Tenderi i fundit për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” është çelur në datën 5 dhjetor 2016 dhe është mbyllur, pra shpallur fituesi në datën 27 dhjetor 2016, tre ditë  pas publikimit të fotove nga Citynews.”- denonconte gazetari Fundo.

(lexo të plotë artikullin  http://www.citynews.al/2017/01/skandali-dokumentet-erion-veliaj-10-milione-dollare-per-kryeprokurorin-e-tiranes/1).

Po në adresë të Erjon Veliaj, Fundo ka denoncuar edhe një seri abuzimesh si me rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej, masakrën të parku i liqenit, dhe rrëfimin e një qytetareje sesi Veliaj i kishte shkatërruar pronën për interesat e të afërmve të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. (lexoni artikujt e mëposhtëm)

http://www.citynews.al/2017/02/fotot-mashtrimi-i-rames-dhe-veliajt-per-qendren-e-tiranes/1

http://www.citynews.al/2016/12/videofotot-veliaj-masakron-parkun-e-liqenit-priten-pemet-per-ti-hapur-rruge-automjeteve-te-shkolles/1

http://www.citynews.al/2017/01/rrefimi-i-qytetares-si-ma-shkaterroi-pronen-erion-veliaj-per-interesat-e-te-afermve-te-ajoles-dokumentet/1

Një tjetër person i afërt me Kryeministrin Edi Rama, që ka përfunduar shpesh në radarin e denoncimeve të Elvi Fundos ka qenë edhe botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili dhe faktin sesi ai nuk paguante detyrimet financiare ndaj shtetit, një ves i vjetër ky i tij.

(lexo të plotë artikullin http://www.citynews.al/2017/02/dokumentet-henri-cili-nuk-paguan-detyrimet-tatimore-650-mije-euro-borxh/1).

Dhe sëfundi por jo i fundit për nga rëndësia, edhe OSHEE dhe drejtori i saj Ardian Çela kanë qenë pjesë e denoncimeve të vazhdueshme të Fundos. Kryefjala e këtyre denoncimeve nuk mund të ishte tjetër veçse abuzimi me tenderat që jepen pa teklif nga ky individ.

lexoni të plotë artikujt

http://www.citynews.al/2016/12/dhurata-e-oshee-per-festat-4-tendera-me-99-te-vleres/1

http://www.citynews.al/2017/02/skandali-i-oshee-tender-4-3-miliarde-leke-me-ofertues-te-vetem-per-makina-me-qera/1

Dhe lista ka edhe shumë e shumë të tjera, por ne u munduam të identifikojmë vetëm ato që Elvi Fundo ka publikuar dhe që qartazi tregojnë abuzimet monstruoze që njerëzit e Kryeministrit Edi Rama, nën bekimin e tij bëjnë ditën për diell, ashtu si ditën për diell sot u rrah barbarisht edhe gazetari Elvi Fundo.