Ngrirja nuk njihet me Kushtetutë, tha Baraliu (Video)

13.10.2016 23:06:32

Sa i përket ngrirjes se aktiviteteve të Listës Serbe në kuadër të qeverisë, Baraliu ka thënë se ky nocion nuk njihet në Kushtetutë. Megjithatë, kjo sipas tij, është e drejtë e tyre por qe nuk mund ta bëjnë pakufi.  Baraliu ka thënë se në këtë situatë vendi mund të rrëshqas drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Eksperti universitar për çështje kushtetuese, Mazllum Baraliu e vlerëson si gjë pozitive vendimin e Listës Serbe për të dërguar në Kushtetuese, ankesën për Ligjin për Trepçën.

Ai nuk ka dashur të paragjykojë, nëse Kushtetuesja do ta vlerësoj si të pabazë këtë kërkesë. Në një intervistë për emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën, ai ka thënë se presidenti Thaçi nuk duhet të nënshkruaj vendimin për Trepçën për sa kohë qe Kushtetuesja nuk nxjerr një aktgjykim përkitazi me ankesën e Listës Serbe.