Ngujohen nga bora dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë- Serbi?

06.01.2017 12:56:57

Në pikën e re kufitare në Kapi në mes të Kamenicës dhe Medvegjës dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të ngujuar si pasojë e reshjeve të borës.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se askush deri më tani as nga komuna e Kamenicës e as nga institucionet nuk ka ndërmarr asgjë për t’i nxjerrë policët e ngujuar.

“Ajo pikë nuk i plotëson as kushtet elementare me qëndrua policia aty”, thotë ky burim, i cili më tej ka treguar se pjesëtarët e PK-së kanë mbetur të ngujuar aty që nga ora 19:00 e ditësh së djeshme e deri më tani.

Sipas këtij burimi, pjesëtarët e policisë janë pa ushqim dhe pa pije, e madje nuk kanë as energji elektrike.

Telegrafi është në pritje të një përgjigje nga zyra për media e PK-së lidhur me këtë rast.