Nis përdorimi i shqipes në Maqedoninë jugore (Foto)

05.02.2017 16:50:55

Për herë të parë pas pavarësisë së vendit, në rajonet e Maqedonisë jugore kanë filluar të vendosen tabelat në dygjuhësi.

Agjencia e lajmeve INA publikon një foto të tabelës së shkruar në shqip dhe maqedonisht, që tregon drejtimin për në Manastir dhe Krushevë.

Deri më tani nuk pasur asnjë reagim nga qytetarët maqedonas, të cilët e pranojnë realitetin dhe të vërtetën.