Nis takimi i kryeministrave të Ballkanit, Rama sërish me atlete (FOTO)

26.08.2017 11:47:13

Ka nisur takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit në Durrës ku fokus do të jetë procesi integrimit dhe ekonomia.

Kryeministrat e rajonit janë pritur nga Rama mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar në vilën qeveritare në një takim joformal.

Të pranishëm në këtë takim janë kryeministri në detyrë I Kosovës Isa Mustafa, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ati të Malit të Zi Dushko Markoviçm.

 

Të pranishëm janë edhe Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin.

Image