Një Barcelonë pa Messin, prova e Koeman del me sukses

25.11.2020 15:08:04

No Lionel Messi, no problem”. Prova e trajnerit Ronald Koeman për të lënë në stol yllin argjentinas në përballjen me Dinamon e Kievit ka rezultuar me sukses, duke arritur fitoren dhe madje dhe kualifikuar në fazën e grupeve të Champsions League. Në katër ndeshje katalanasit kanë 12 pikë.

Koeman e argumentoi mos përfshirjen e Messit si pjesë e lodhjes së tij me angazhimin e shumë ndeshjeve. Por tashmë kjo mund të shihet edhe si një ide që Barcelonë duhet të jetë e përgatitur të luajë pa Messin, i cili në këtë sezon dha sinjale për t’u larguar nga klubi katalanas. Ndërsa mes tyre nuk është se marrëdhëniet janë arta, pasi kanë nisur keq që me caktimin në stol të holandezit.

Edhe pse një ekip jo të fortë si Dinamo Kiev, edhe pse fituan 4 me 0 nuk e patën të lehtë në pjesën e parë dhe ishin të pakoordinuar në aksionet e tyre. Më pas, njeriu i ndeshjes  Martin Braithwaite dha një asist një dhe shënoi dy gola.

Ish-sulmuesi i Middlesbrough dhe Leganes, i cili  realizoi një nënshkrim kontrate emergjente shokues shkurtin e kaluar për Barcelonën pas dëmtimeve të Ousmane Dembele dhe Luis Suarez i është dhënë pak kohë nga Ronald Koeman.

Largimi i Suarez e ka lënë atë si sulmuesin e vetëm të Barçës, por para udhëtimit në Ukrainë ai kishte luajtur vetëm 44 minuta.