Një foto që nxjerr për faqe të zezë pseudorugovistët që po bëhen copa kundër LDK-së

03.09.2016 14:32:32

Nga Rexhep Kastrati

Mund të jetë një foto e bërë në një moment të parëndësishëm, dhe në rrethana tjera do të konsiderohej fare normale që presidenti i vendit të takojë pjesëtarë të partive të ndryshme, por takimi i Hashim Thaçit me disa veprimtarë të AAK-së, ku ishte edhe kryetari komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, po shfrytëzohet nga disa pseudorugovistë që haberin nuk e kanë me rugovizmin, për të treguar se këta qenkan njësoj! Dhe këtë e thonë sikur të zbulonin ndonjë sekret të rëndësishëm shtetëror, edhe pse ata e dijnë mirë se linja e Tiranës/Kretës që doli nga zyret e Fatos Klosit dhe të SDB-së (UDB), më 1997 është një dhe pavarësisht interesave dhe mospajtimeve të ndryshme, ata prapë janë bashkë. Mirëpo, këta pseudorugovistë që në mënyrën më të keqe po e keqpërdorin rugovizmin për ta rrënuar LDK-në, po dalin vërtet për faqe të zezë, pasi që tash vetë po konstatojnë se Hashimi, Kadriu, Ramushi, Fatmiri (Limaj), Jakupi (Krasniqi), Rexhep Selimi, Albin Kurti janë një dhe bashkë kundër LDK-së, dhe këta pseudorugovistë që duan ta rrënojnë LDK-në, qoftë për hatër të Ramushit, qoftë për hatër të Albin Kurtit dhe të tjerëve si këta, janë vërtet  vegla kondomë brenda apo jashtë LDK-së. Tash shtrohet pyetja: me sa fytyrë mund të thirri në vlerat dhe filozofinë rugoviane, ju që  e thoni edhe vetë se si Hashimi, si Ramushi janë njësoj? Pse pra po u bëka koalicion me AAK-në, e jo me PDK-në, pasi të dy janë njësoj? Aq më tepër kur të dihet se në njërën anë është LDK e vetme, kurse në anën tjetër është PDK, AAK, Nisma, sekta okulte e Albinit dhe linja e udbasho-jugosllavokomuniste. Kjo do të thotë se LDK dhe presidenti Rugova kanë qenë të detyruar që të bëjnë koalicione herë me PDK-në e herë me AAK-në, e ishte një mandat jo i plotë kur PDK mundi të bënte qeveri pa asnjërën nga to, pra edhe pa LDK-në. Vjosa Osmani, çika e Jusufit dhe veglat tjera kondomë brenda e rreth LDK-së, tash duhet t’ua shpjegojnë njerëzve, po qe se rrëzohet Qeveria e drejtuar nga LDK me kryeministër, kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafa, cilën qeveri do ta votojnë pastaj? Me kë do të bëjnë koalicion nëse u ofrohet mundësia, dhe kë do zgjedhin për partner koalicioni nëse ta zëmë del LDK e para: PDK-në, AAK-në, Nismën apo sektën okulte të Albinit, kur edhe kundërshtarët e kryeminstrit Mustafa brenda e rreth LDK-së, tashmë po e pranojnë se të gjithë janë njësoj?