Një i zhdukur i luftës… shkon në OSKAR

08.11.2016 10:28:55

Lufta ka mbaruar. Agroni, një ish ushtar i UCK-së, ndodhet në listën e të vrarëve gjatë luftës, tashmë dëshmor, emrin e së cilit pritet ta mbajë dhe një shkollë e re që po ndërtohet, pasi ai ishte arsimtar. Por… një mbrëmje ai kthehet në shtëpi, duke tronditur jetën e familjes që prej katër vitesh kishte nisur të jetonte ndryshe pa të.

Ky kthim do ta vendosë në dilemë atë dhe të shoqen, në duhet tu tregojnë të tjerëve për kthimin e tij. Shumë projekte në fshat janë bërë në emrin e “rënies heroike” të tij. Nëse ai del, do dalin telashe për përfituesit e projekteve. Familja e tij merr një ndihmesë financiare si familje e dëshmorit, dhe ato të ardhura i kanë futur në kredi. Tashmë Agroni ka dy rrugë; të dal hapur në publik, apo të pres përfundimin e projekteve. Kalon një muaj, dhe Agroni është brenda. Në oborrin e shkollës qe mban emrin e tij, zbulohet Shtatorja e tij. Ai tashmë ka marrë një vendim…Kjo është me disa rreshta subjekti i filmit “Home sëeet home” me regji të Faton Bajraktarit, i zgjedhur nga Qëndra Kinematografike e Kosovës për të prezantuar filmin nga Kosova në garën për kategorinë e filmave të huaj për OSKAR. Pas prezantimeve në festivale të ndryshme ndërkombëtare, filmi pati premierën në ekranin e Tirana Film Festival, i zgjedhur nga organizatorët për të hapur siparin e edicionit të 14-të. Në role kryesore intepretojnë aktorët Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Mona Mustafa, Lea Qosja, Albin Bajraktari, etj. I shkruar nga Zymber Kelmendi, dhe producent Trim Musliu, filmi është mbështetur nga QKK dhe Fondi i Filmit në Maqedoni. Në më shumë se një orë, filmi të kthente pas në kohë, duke sjellë në vëmëndje tragjedinë e qindra familjeve kosovare që patën djemtë në luftë. Historia e Agronit, një gjetje e regjisorit, një rol i ardhur jashtëzakonisht mirë nga aktori Donat Qosja,nuk kishte si të mos trishtonte. Ai mbarte fatin e vërtetë me të cilin iu desh të përballeshin pas luftës shumë ish luftëtarë të UCCk-së.

14958649_10210998542949722_1757399170_nI gjithë filmi zhvillohet në familjen e Agronit, ku nuk mund të lihet pa u vënë re intepretimi i aktores Arta Muccaj në rolin e nënës. Për regjisorin Bajraktari ky film kërkon të tregojë dhe mënyrën sesi u keqpërdor lufta nga shumë njerëz që kërkuan të përfitonin në emër të saj. “Ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në Kosovë, kanë qënë me mijëra të zhdukur, rreth 3 mijë, dhe matrapazë të caktuar kanë bërë lojëra dhe pazare me ato eshtra. U kanë ofruar familjeve gjoja mundësinë e komunikimit me njerëz që nuk kanë ekzistuar, që kanë qënë të vdekur, dhe në fund u kanë sjellë eshtrat e tyre”, tha regjisori Bajraktari. Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës, ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.