Një person tenton të fus drogë Qendrën e paraburgimit në Prizren

14.05.2020 08:19:14

Është gjetur marihuanë në rrobat e një personi në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Policia në raportin 24 orësh njofton se nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se i dyshuari ka sjell rroba dhe gjatë kontrollit, është gjetur dhe janë konfiskuar disa gram substanca narkotike, e llojit Marihuanë.

“Nga Qendra e paraburgimit të Prizrenit është raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sjell rroba dhe gjatë kontrollit, është gjetur dhe janë konfiskuar disa gram substanca narkotike, e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.