Një përvjetor e zvetnuar për qytetarët e Kosovës

16.02.2018 16:19:54

 Nga Skënder MULLIQI

U bënë 18 vite nga largimi i forcave te huaja serbe nga Kosova.U bënë po ashtu 10 vite kur zyrtarisht e shpallëm pavarësinë e vendit.Shtrohen shumë pyetje ;cilat ishin të arriturat dhe cilat dështimet në shtetndërtim dhe mirëqenje?Dhe, shumë pyetje hipotetike të cilat kërkojnë përgjigje adekuate.

Sigurisht së në këtë përvjetor të pavarësisë nuk mund të jemi të kenaqur më të arriturat tona.I kemi pasur mundësit dhe të gjitha kapacitet që gjendja politike e veqmas e rrjedhave ekonomike dhe sociale të jetë shumë më e mirë.Nuk ndodhi kështu së në pushtet erdhën forcat më logjikën e vjeter .Demokracia përjetoje dhe po përjeton stagnim dhe rënje, ndodhi krejt e kunderta e asaj që kan pritur shimica .Kemi menduar më të drejtë së Kosova do të zhvillohet mbi të drejtat e shumicës , së do të zhillohet mbi bazat demokratike e të barazisë , të drejtave të barabarta sociale dhe do të zhvillohet sipas standardeve demokratike .

Sot, kur po festojmë këtë përvjetorë , sigurisht së nuk do të gjejmë shumë njerëz të cilët janë të kënaqur më shtetin për të cilin edhe kan luftuar .Kjo ndodhi më shumë për faktin së shteti ra në duar të disa familjeve të cilat po kontrolljnë qdo gjë .Përfituan në mënyrë jo civilizuese dhe ne menyre dehumanizuese .U pasuran mbi kurrizin e popullit duke e varfëruar skajshmerisht ate.

Këto pak institucione të cilat po I ndërtojmë, dita ditës gjithnjë e më shumë po I rrënojmë , apo po I shfrytëzojmë për ti qeruar hesapet më të gjithë kundershtaret politike.Organet e drejtësisë dhe gjykatat në vend që të vihen më shumë në funksion të qytetarëve dhe të shtetit , ato shpesh po instrumentalizohen karshi atyre të cilët e kan fuqin vendimarrëse politike dhe ekonomike .Kur po është në pyetje ashtu të them “krimi I madh”, organet e drejtësisë nuk po kan forcën e duhur të veprimit ! Mos mundësia apo edhe mos deshira e veprimit karshi krimit politike dhe krimit ekonomik , ka bër që të kemi gjithë këtë jo stabilitet politik , ka bërë që të kemi shumë varfëri dhe ka bërë që shumë të rinjë të mbeteni të pa punë.Deri sa përfundimisht nuk ndahet drejtësia nga politika , nuk mund të flasim për shtet ligjor , funksional dhe demokratik.Edhe deri sa në krye të institucioneve të shtetit në të gjitha nivelet kemi njerëz më mendësi autokratike , proceset zhvillimore nuk ka mundësi të avansohen .

Parlamenti si organi më I lartë ka mbetur më shumë formal karshi vendimeve të cilat po merren ne qeveri.Kjo nuk përkon më logjikën parlamentare të funksionimit të shtetit.Kuvendi më shumë është shëndrruar në arenë gladiatorësh, së sa në vend ku merren vendimet e rendësishme për një shtet.

Pamë për këto 10 vite shumë cirkusiada dhe cirkuzantë .Pamë skena të turpit , pamë skena jo civilizuese , pamë akuza dhe kundër akuza të kuvendarëve ,të cilat veprime bien ndesh më interesat e qytetarëve të Kosovës.Të gjitha qeveritë e deritashme punuan pa program afatgjatë zhvillimor, që është jashtë qdo logjike afatgjate të shtetndërtimit.Kjo klasë politike nuk po ka mundësi të ballafaqohet më temat e mëdha politike si Demarkacioni, “Zajednica”, dhe forimimi I ushtrisë së Kosovës.Kjo po ndodhë edhe për faktin së kjo elitë politike janë të pa zotët për ta përfundur fazën e tranzicionit, së nuk I takojnë kohës bashkohore .

Nuk kemi arsim të avansuar, nuk arritem që shëndetësinë ta shkëputim nga keqpërdorimet e mëdha e të vogla, nuk kemi administratë stabile të shtetit…Është mbushur aparati shtetëror më militantë partiak dhe familjarë pa kriter profesional .Dhe, natyrisht së më këso struktura shtetërore nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara, dhe as inkuadrim në Evropën e Bashkuar.Qytetarët kan mbetur të izoluar si në geto, kurse pushtetarët po I gëzojnë të gjithë privilegjet .Qytetarët e Kosovës sikur nuk janë mësuar të jetojnë jetë të mirë dhe luksoze. Pushtetet e deritashme ofruan më shumë premitime boshe.As nuk kemi punësime , as nuk kemi biznese korrekte …Grupët e caktuara politike dhe grupët e caktuara të biznesit kan përvetësuar qdo vlerë shoqërore.

Dalja nga kjo situatë natyrisht së nuk bëhët më shkop magjik.Kërkohet futja në funksion të te gjithë mekanizmave shoqërorë dhe i potencialeve njerëzore, resurseve natyrore, si dhe investimeve dhe investitorëve të jashtem, pa të cilët siq e kam potencuar shpesh ,nuk ka mundësi të kapërcimit të krizës ekonomike. Duhet dhënë fund opstrukcioneve të deritashme politike dhe negativiteteve tjera shoqërore .Është shumë më rëndësi që të vijmë deri të ndryshimet pozitive të cilat do ta kishin rritur edhe kualitetin e jetës .Ta bëjmë Kosovën shtëpinë e të gjithëve, jo vetëm të një kategorie shoqërore.Vendi ka mundësi dhe kapacitete për të arritur nivelin mesatar të shteteve te Evropës .Vetëm më duar të pastërta, vetëm pa krim dhe korrupcion mund të llogarisim në prosperitet dhe zhvillim të gjithëmbarshem. Na duhet në këtë pervjetorë të pavarësisë ta kishim një shtet me të përparuar dhe të fortë, një shtet ku funksionin shumë më shumë rendi dhe ligji, dhe një shtet ku do të kishim një vend të punës, dhe një jetë normale…/fokusi.org/