Njëqind kafka në një shpellë në Kërçovë: a bëhet fjalë për varrezë masive?

04.09.2016 14:55:17

Zbulohet një varrezë masive afër Kërçovës në një shpellë afër vendit të quajtur Dardhë, me mbi 100 kafka dhe mbetje tjera mortore.
Ngajrjen e ka bërë të ditur ekipi i televizionit Art të Tetovës, ndërsa disa mediume shqipe nga Maqedonia e aktualizuan çështjen e të zhdukurve gjatë konfliktit të vitit 2001, duke pyetur nëse në shpellë janë edhe mbetjet mortore të tyre.

Një ekip speleologësh të ardhur nga Italia në këtë shpellë që ndodhet në zonën malore përmbi fshatin Baçisht, zbuloi më shumë kafka dhe mbetje mortore.

Sipas hipotezave të speleologëve fjala është për një shpellë të madhe, ndërsa mbetjet mortore janë të vjetra mbi 5 dekada.

“Momentalisht gjindemi në një shpell të rrall të pazbuluar, s’dim çka ka. Tani për tani kemi parë disa kafka njerëzish. Na duhet pak kohë për të eksploruar. Është një shpellë shumë e vjetër, shume e madhe, ka shumë kanale, galeri. Pas shpinës time ka tre galeri të vogla dhe galeria kryesore ku i gjetëm kafkat e njerëzve.

Edhe pse sipas speologeve fjalën perfundimtare se cka realisht ka ndodhur këtu dhe nga e kanë preardhjen këto kafka e kanë arkeologët ose ekspert univerzitar, ata hedhin dyshime se kafkat në këtë shpell i ka sjell uji”, tha një speolog.

“Ka më shumë se 100 kafka, janë të mbuluar me dhe, sa më shumë që gërmojm aq më shumë kafka zbulojm. Kjo nuk është puna jonë këtu duhet të vijn arkeolog. Dyshojm që këto kafka vin nga ndonjë vend më i largët, që i ka sjell uji, nuk janë të kti vendi. Ndoshta diku më larg ka pasur varrez masive dhe këtu i ka sjell uji”, u shpreh një speolog.

Pas këtij zbulimi se në një shpellë në zonën e fshatit Baçisht të komunës së Kërçovës ka kafka dhe mbetje mortare, Prokuroria Themelore e Gostivarit së bashku me ekspertë të mjekësisë ligjore nga Shkupi, Kërçova dhe Ohri kanë filluar hetimet. Prokuroria ka dhën udhëzim për sigurimin e kontrollit operacional, dhe vend ndodhjen e shpellës së njohur me emrin “kafkë”.

Në shpellën e cila ka disa shkëmbi janë gjetur disa kafka ashte të njeriut. Hetimet vazdhojn në ditët në vijm, shpella me urdhër të prokurorit publik do të sigurohet pa ndërprë.