Nuk e fiton mandatin e deputetit, Naser Rugova: Nuk e fajësoj askënd

Nuk e fiton mandatin e deputetit, Naser Rugova: Nuk e fajësoj askënd

13.10.2019 21:27:57

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka njoftuar se nuk ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit, por ka thënë se kjo do të vazhdojë angazhimin ne parti si anëtar dhe veprimtar.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale”.

Postimi i plotë i Rugovës:

“Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme”, ka shkruar Rugova.