Nuk mbahet festivali “Zambaku i Prizrenit”, AAK në Prizren kërkon mbledhje të jashtëzakonshme

13.08.2018 14:55:44

Dega e AAK-së në Prizren ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, për të debatuar lidhur me mosmbajtjen e festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

“Në bazë të nenit 44, Pika 1 dhe Pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mos mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Bashkëngjitur kërkesa me listën me 16 nënshkrime të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit për mbledhje të jashtëzakonshme.