Nuk vriten atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!

14.12.2019 10:52:20

Nga Skënder MULLIQI

Po afrohet edhe nje pervjetor pa mikun tim , intelektualin , luftetarin e shquar , bashkepunetorin e ngusht te presidentit, Rugova, Smajl Hajdaraj.Ata qe e vrane, e vrane nje pjese te lirise se Kosoves. Ata qe e vrane , e vrane edhe pavaresine e saj, per te cilen u anagazhua gjithë jetën , me familje . E kobshme ishte dita e 17 janarit, kur hienat e nates, e vrane para deres se baneses së tij, në lagjën Fidanishte në Peje.Lajmi per vrasjen e Smajlit u hap rrufeshem, së ishte vrarë deputeti i parë i Kosovës së lirë.Ishte vrarë komandanti i luftës për Rugovë.Ishte vrarë njeriu i një Kosove e cila u errësua nga vrasjet e pas luftës . U vranë shume dhe vdiqën në Janarin e historisë së dhembjës dhe krenarisë tonë kombëtare. U vranë njerëzit e devotshem që lufuan për shtet dhe për komb.Smajl Hajdari nuk i mungon vetem familjes , ai i mungon Kosovës dhe shqiptareve .Nuk kam mundesi lexues te nderuar dhe ju te gjithe qe e keni njohur dhe dashur, Smajlin pa e permendur faktin, se ai, sa kam punuar në Zyrën e Bota Sot, në Pejë, rregullisht më kishte vizituar , kur shumë kush e kishte dronë ta bënte një gjë të tillë. Me vizitonte vetëm , por edhe më miqët e mi dhe te tij, Nazmi Lukaj, Tahir Cukaj e Naim Kelmendin. Smajli ishte i dashur, ishte i qiltër, tolerant, ishe burr burrash të trevës së Rugovës Kreshnike, e cila gjthmonë i dha kombit njerëz të cilët më trimëri të rrallë e mbrojtën kufirin e të parëve të tyre, dhe të Kosovës.Nuk e harrojë kurrë vizitën që ma kishte bërë Smajli edhe në shtepi, kur edhe unë e kisha një kërcnim , nga ata që e përgjakën Kosovën e pas luftës, duke lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre. Me Smajlin , njeriu ka pasur çka të bisedon.Ishte intelektual i kalibrit të lartë, ishte njeri më plotë vizion për të ardhmën tonë. Vrasja e pa zbardhur deri më sot,si shumë të tjera, ishte humbje e madhe jo vetem për LDK ku ja kushtojë gjithë jetën, por ishte humbje për familjën , veprimtarët dhe mbarë kombin. Edhe për ne shokët e tij, humbja e tij na tronditi në shpirt dhe në zemer, së mbetem pa mikun e qmuar, humbem njeriu që shumë e deshtëm dhe na deshti. Smajli po i mungon edhe Kosovës. Per këtë vigan liberator,ka njeriu shume çka të shkruan, së vepra e tij ishte e madhe…E kujtojmë më nder dhe krenari mikun tonë, që nuk është më në jetë-Smajl Hajdaraj.Nuk është , së jetën dhe të ardhmën ia ndanë në dysh do hiqa që nuk do të gjejnë qetësi kurrë…Mallkimi i pret herdokur…Nuk vritën atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!