Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi shkon në 39

26.01.2020 22:22:54

Tërmeti me magnitudë 6.8, që e ka tronditur qytetin Elazig të Turqisë, gjatë orëve të vona të së premtes, ka shkaktuar shembjen e shumë ndërtesave.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se tërmeti që ka goditur më herët Sivricin, në rajon të Elazig, duke e rritur numrin e të vdekurve.

Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që vdiqën në tërmetin me magnitudë 6.8 ka shkuar në 39, transmeton Telegrafi.

Ministri Koca theksoi se situata e atyre që u shpëtuan nga tërmeti ishte e mirë dhe tha: “Ne nuk kemi humbur asnjë nga të lënduarit, nuk ka të lënduar në gjendje kritike”.

Turqia është goditur edhe nga shumë tërmete tjera pas tërmetit të madh. Vendi përjetoi afërsisht 505 dridhje tjera me magnitudë nga 1.0 deri në 5.1