Dështimi eventual i ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, nuk e izolon Kosovën, përkundrazi mos ratifikimi i versionit aktual, vendit i hap një perspektive të re.
Të paktën kështu po deklarojnë zyrtar të lartë të partive opozitare dhe njohës të çështjeve politike.
Sipas tyre, më dështimin e demarkacionit, Kuvendi duhet të shpërbehet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Haxhi Shala, deputet i NISMA për Kosovën thotë se presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa po tentojnë të frikësojnë qytetarët dhe deputetët se vendi rrezikon të izolohet ndërkombëtarisht.
Liderët shtetëror, sipas tij, po i frikësohen të ardhmes së tyre politike, sepse për ta më shumë ka rëndësi fati personal se ai shtetëror.
Në linjë me Shalën është edhe sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha. Ky i fundit nëpërmjet telefonit thotë se vendi nuk rrezikon të izolohet siç po pretendon presidenti dhe kryeministri.