Osmani: Jemi larg marrëveshjes me OBRM-PDUKM-në, të gjitha janë spekulime

29.01.2017 20:34:57

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka hedhur poshtë gjithë informacionet për një marrëveshje të mundshme me partinë e Nikolla Gruevskit dhe tha se akoma janë larg për të arritur një bashkëpunim në të ardhmen

Ai tha se nënkryetarët dhe deputetët e BDI-së i rishikojnë gjithë mundësitë që i kanë përmendur më parë. Osmani nuk deshi të komentojë se a do të largoheshin nga qëndrimet e tyre për PSP-në dhe gjuhën shqipe nëse koalicionojnë me OBRM-PDUKM-në, ndërsa shpresoi se sot do të dalin me përgjigje përfundimtare.