“Ozil do të largohet nga Arsenali në janar”

16.10.2017 16:35:28

Martin Keown, parashikon largimin e futbollistit gjerman nga Arsenali.

E ardhmja e Mesut Ozil duket gjithnjë e më larg Arsenalit, pasi futbollisti gjerman ende nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me ‘Topçinjtë’.

Legjenda e Arsenalit, Martin Keown, mendon se Ozil do të largohet nga Londra në muajin janar.

“Ozil do të largohet në janar, pasi që nuk duket se ka ndryshime në lidhje me bisedimet për kontratën e re”, ka thënë Keown.

Edhe vetë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka paralajmëruar se Ozil mund të shitet gjatë këtij dimri.