Ai pas këtij takimi është shprehur optimist se të dy vendet mund të arrijnë marrëveshje për demarkacionin.
”Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”
”Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik. Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare. Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve”, ka shkruar ai në facebook.
Pacolli ka takuar edhe Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajović, Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin dhe Srdjan Darmanović Ministrin e Punëve të Jashtme.
Ky i fundit i ka bërë të ditur se për Malin e Zi demarkacioni është çështje e mbyllur.