Pacolli takon ambasadorin italian

27.06.2017 15:45:29

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar sot me ambasadorin italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi .

Gjatë takimit, Pacolli e diplomati italian kanë biseduar për proceset politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur kreu i AKR-së me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me ambasadorin Sardi u dakorduam që të punojmë ngushtë për procesin integrues të Kosovës dhe liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët tanë. Miqësinë dhe partneritetin me miqtë tanë perendimorë duhet ti ruajmë si sytë e ballit”, ka shkruar ai,