Pacolli tregon se çfarë fabrikash do të hapin bizneset frankofone në Kosovë (Video)

30.04.2017 14:12:18
Shtetet frankofone kanë shfaqur interesim për të investuar në Kosovë. E ajo që ju ka bërë përshtypje më së shumti janë rinia, që janë të gatshëm për tregun e punës dhe kanë kualifikim.

Rrahim Pacolli, bashkë president i Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë, ka treguar për lajmi.net se fakti që shtetet frankofone kanë hapur një zyre në Kosovë, tregon se sa seriozisht e kanë që të investojnë në Kosovë.

“Ne do ta kemi një vorkshop në Paris në shtator dhe do t’i ftojmë ata që takimin e radhës ta kemi në Kosovë. Interesimi i tyre është prodhimi, sepse ne kemi një rini shumë punëtore, të shkolluar dhe të interesuar për punë, e që kjo mungon te vendet tjera”.

Pacolli ka thënë se të gjithë udhëheqësit e institucioneve nga presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa dhe kryepalramentari Veseli, iu kanë dhënë mbështetje që do t’iu bëjnë lehtësira bizneseve frankofone.

Pacolli ka thënë se është i bindur se shumë kompani të frankofonit do të hapin zyre në Kosovë për të investuar.

“Investimi i tyre është i madh dhe varet sa na përkrah qeveria e Kosovës. Ka shumë burokraci, por ardhja e liderëve politik dhe interesi i tyre, mendoj se do të ketë lehtësira. Disa prej prodhuesve frankofon kanë thënë se sigurie është shumë e rëndësishme në Kosovë, e që në vendet tjera mungon”.