Paraburgim 30 ditor për dhunuesin nga Koçani

09.08.2016 15:52:59

Njëzetekatër vjeçarit V. K nga Koçani i është shqiptuar paraburgim tridhjetëditor, nën dyshimin e ngacmimit seksual ndaj një të miture.

Sipas hetimeve policore, i paraburgosuri ka kryer sulm seksual ndaj një njëmbëdhjetë vjeçare, e cila ka bërtitur për ndihmë. Ajo ka patur një telefon celular me vete dhe ka arritur që ta godasë sulmuesin, që më pastaj të arrijë të largohet.