Parlament/ Ky është sherri më i madh i deputetëve që ka ndodhur në Ballkan (VIDEO)

16.02.2017 11:38:04

Deputetët pro serbë në Parlamentin e Malit të Zi kanë hyrë në ambientet e ndërtesës parlamentare duke u përleshur fizikisht me kolegët e tyre.

Mediat malazeze kanë transmetuar pamjet e situatës së pazakontë. Reagimi vjen ndërkohë që u është hequr imuniteti dy deputetëve pro serbë, të akuzuar se janë të përfshirë në një puç shteti të dështuar në tetor të vitit të shkuar që synonte rrëzimin e qeverisë nga pushteti.