Pas Thaçit në Grackë a do të shkojë Nikoliq në Reçak

21.07.2016 11:18:49

Deri sa pala serbe ende nuk gjen forcë që të pranojë përgjegjësitë e veta për ngjarjet e tmerrshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në fund në Kosovë, pala kosovare tani është në një stad krejt tjetër të ballafaqimit me të kaluarën dhe me krimet e kryera në emër të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vënë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore për 14 serbë të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit, një gjest ky që ka zgjuar reagime të shumta tek opinioni në Kosovë.

Derisa shumica e qytetarëve e kanë kuptuar “se ku po gjuan” Thaçi me këtë gjest dhe e lavdërojnë për guximin dhe vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës, të tjerë e kanë kritikuar për këtë gjest.

Por, ajo që është fakt është se Thaçi me këtë veprim ka ngritur në nivel tjetër kulturën politike në mes të Kosovës dhe Serbisë apo në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

Deri sa pala serbe ende nuk gjen forcë që të pranojë përgjegjësitë e veta për ngjarjet e tmerrshme në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në fund në Kosovë, pala kosovare tani është në një stad krejt tjetër të ballafaqimit me të kaluarën dhe me krimet e kryera në emër të saj.

Presidenti Thaçi, gjatë vizitës në Grackë ka shprehur keqardhje për të gjitha viktimat dhe ka kërkuar drejtësi për viktimat si dhe ka kërkuar që të zbardhet fati i të pagjeturve.

Ishte vet Thaçi, atë kohë si Kryeministër, ai qe filloj procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që solli nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, në prill të vitit 2013.  Edhe pse ende mbetet e paqartë se çfarë roli do të ketë tani si President i Kosovës në procesin e dialogut, një gjë është e sigurt se normalizimi ndërmjet dy shteteve do te jete i pamundur pa rolin vendimtar te Thaçit.

Jo vetëm kaq, me vizitën e tij në Grackë, Presidenti Thaçi u ka hedhur serbëve të Kosovës, por edhe vet Beogradit.

Pyetja që shtrohet është nëse serbët e Kosovës janë në gjendje të pranojnë krimet që janë bërë në Kosovë në emër të tyre; dhe nëse Serbia është e gatshme të pranojë se ka kryer krime në Kosovë, krime që sollën edhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 1999. Dhe, mbi të gjitha, a janë gati liderët e Serbisë që të shkojnë të përulen në Reçak apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës ku forcat serbe kanë kryer krime.

Pavarësisht kritikave eventuale,  vizita e Presidentit Thaçi në Gracë në sytë e Brukselit dhe të Washingtonit e vendos Kosovën në raport shumë më të favorshëm krahasuar me Serbinë apo edhe shumë vende tjera të rajonit.

Vet Thaçi, duke folur për hapat e tij që nga dialogu e deri te vizita në Grackë, thotë se “këtë e bën për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit”.