Pas triumfit në Superkupë, Milani largon dy futbollistë (FOTO)

25.12.2016 13:52:48

Milan ka vendosur për t’i larguar dy futbollistë.

Pas triumfit në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, Milani do të ndërhyjë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, Milani ka vendosur për t’i larguar Luiz Adrianon dhe Leonel Vangionin.

Pasi t’i largojë këta dy futbollistë, kuqezinjtë do të transferojnë për Milan Badelj të Fiorentinës.

Klubi nga “San Siro” kërkon të përforcohet për stinorin pranveror, pasi që synon vendin e tretë në Serie A për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

cjpu0gzuyaa2s0c-1440x864_c hi-res-339f3dce8546258693f360ebf0904d9e_crop_north