Pazarxhinj sondazhesh dhe injorantë medietikë: a nuk e nxorën sondazhet Hilary Clinton-in fituese?

07.02.2017 22:03:52

Sondazhi që “Gani Bobi” i Shkëlzen Maliqit kishte bërë për zgjedhjet e vitit 2009 në shtetin shqiptar, e nxirrnin PD-në e Sali Berishës fituese zgjedhjesh madje me 74 kuvendarë. Kurse zgjedhjet nuk i dhanë as 70 kuvendarë.  Atë kohë, në studion e emisionit “Opinion”, Shkëlzen Maliqi kishte elaboruar në detaje për secilën zonë zgjedhore rezultatin paraprak. Atë sondazh e kishte paguar televizioni Klan që atëherë ishte i afërt me Sali Berishën

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vetëm një apo dy herë,sondazhet e kishin parashikuar fitues Donald Trump-in, e të gjithë sondazhet tjera e parashikonin fituese Hilary Clinton-in. Dhe këto sondazhe i realizonin studio të fuqishme televizive si CNN, apo edhe kompani shumë profesionale të sondazheve. Bile sondazhet e realizuara në SHBA, jepnin detaje për shtete të ndryshme, për shtresa të ndryshme, për raca të ndryshme, për besime të ndryshme, për përkatësi gjinore, për grupmosha, për profesione të ndryshme etj. Po ashtu bëheshin analiza dhe sinteza të shumta mbi këto të dhēna dhe krahasimtare me zgjedhjet e mëhershme. Pra, të dhënat ishin aq të detajizuara sa nuk mund të kishe as dyshimin më të vogël  në saktësinë e tyre. Vetëm Donald Trump besonte të kundërtën, pra se do të fitonte. Dhe në fund ranë të gjitha sondazhet dhe doli i saktë vetëm besimi i Trump-it se do të fitonte. Në fund doli se një pjesë të madhe të atyre sondazheve e kishte paguar Xhorxh Soros.

Gjatë vitit të kaluar dolën disa sondazhe të paguara, të cilat jepnin rezultate çfarë dëshironin porositësit e tyre. Dhe këto sondazhe o i porosiste sekta okulte e Albinit, i bënte Baton Haxhiu me Shkëlzen Maliqin në kuadër të luftës speciale kundër Qeverisë, kryeministrit Mustafa dhe LDK-së Edhe sondazhet e UNDP-së tashmë nuk mund të merren për bazë derisa kanë rënë të gjitha sondazhet në SHBA.  Ndërkaq “sondazhin” më të saktë e ka dhënë padashtas Baton Haxhiu, i cili kishte thënë se nëse zgjedhjet mbahen pas marsit 2017, ka rrezik t’i fitojë LDK.