PD denoncon braktisjen e banorëve në Lezhës nga qeveria

09.09.2018 13:29:10

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon braktisjen e banorëve në Lezhë dhe mungesën totale të investimeve në zonën e Torovicës. Sipas Metaliajt, banorët e fshatit Torovicë të Lezhës shprehen të indinjuar për mungesën e theksuar të investimeve në infrastrukturë, subvencioneve të fermerëve dhe largimit masiv të banorëve nga Shqipëria, veçanërisht fuqisë punëtore.
Ndërsa kryetari i PD Lezhë, Marku, u bëri thirrje qytetarëve, fermërëve, të rinjve lezhianë të bashkohen dhe të reagojnë karshi kësaj keqqeverisje ku në vend të parcelave me drogë dhe hashash, t’u ofrojë qytetarëve punë, jetë dhe siguri.
Deklarata e plotë e Deputetes së Qarkut Lezhë, Lindita Metaliaj:
Qeveria “Rama” në këto 5 vite e ka premtuar që në mandatin e parë që do ta ndërtonte rrugën, por realisht zero investime për Lezhën dhe kryesisht për zonën e Torovicës.
Fusha e Torovicës dikur ishte një fushë që prodhonte shumë, jo vetëm për zonën dhe për gjithë Shqipërinë, madje edhe për vendet e BE. Ndërsa sot në momentin që flasim fusha e Torovicës nuk prodhon më asgjë, madje as për nevojat jetike për vetë banorët e zonës. Sepse kjo qeveri nuk subvencionet asgjë për fermerët, asgjë për bujqësinë, asgjë për blegtorinë. Si rezultat i gjithë këtyre faktorëve, këtu banorët po largohen sepse iu mungon shpresa, ose më mirë të themi iu ka vdekur shpresa. Me qeverinë “Rama” askush nuk ka më shpresë të jetojë në trojet e tyre, në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre.
Është e vërtetë që ekziston si qendër shëndetësore por është një godinë e kalbur dhe mjeku mungon aty në pesë ditë të javës. Mjeku aty është vetëm një ditë të marte. Ndaj unë dua të bëj një apel qeverisë “Rama” të kthejë vëmendjen nga qytetari, të vejë prioritet interesin qytetar dhe jo të bashkëqeverisë me krimin dhe me bandat. Pasi sot këtyre qytetareve përveç papunësisë dhe varfërisë sot po iu rrezikohet edhe jeta.